Është mbajtur një minutë heshtje nga deputetët e Kuvendit në nderim të akademikes, Edi Shukriu, e cila ka vdekur të martën.
Kjo është seanca e parë e Kuvendit të Kosovës në vitin 2023 dhe filloi me një minutë heshtje për hir të akademikes.
Nis konferenca përgatitore për gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve
“Lajmin e morëm të gjithë me pikëllim. Edi Shukriu ka qenë një intelektuale, akademike, arkeologe e shquar e popullit tonë, po ashtu shkrimtare, profesoreshë, por edhe deputetet e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në legjislaturën e parë. Ne në emër të kuvendit i shprehim ngushëllime familjes dhe bashkëpunëtorëve të saj të ngushtë”, ka thënë kryeparlamentari, Glauk Konjufca./Botapress.info/