Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë nesër Konventën e dhjetë të Partisë për zgjedhjen e kryetarit të ri, shkruan Gazeta Botapress.
Këto zgjedhje të PDK’së edhe kësaj radhe do të mbahen me vetëm 1 kandidat.Konventa sipas PDK’së do të ndahet në dy pjesë, pjesa e parë ceremoniale ku do të jenë prezente edhe mediat. Në Konventë pritet të marrin pjesë 794 delegatë që do të votojnë për vetqm 1 kandidat, Memli Krasniqin.
Ky është njoftimi i plotë i PDK’së:
Prishtinë, 2 korrik 2021 – Konventa e dhjetë e Partisë Demokratike të Kosovës për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë do të mbahet të shtunën (3 korrik 2021) nga ora 09:30 në hotelin “Emerald”.
Kjo Konventë është e ndarë në dy pjesë. Pjesa e parë do të jetë ceremoniale dhe ftohen mediat ta përcjellin këtë ngjarje.
Në Konventë do të marrin pjesë 794 delegatë. Sipas afatit të përcaktuar në ditën e shpalljes së zgjedhjeve, deri të enjten në ora 17:00, kandidaturën për kryetar të partisë e ka paraqitur vetëm Memli Krasniqi. Jeni të mirëseardhur./Botapress.info/