Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka bërë të ditur se nuk ka asnjë mungesë në furnizimin me energji elektrike, pavarësisht situatës në njësinë A3.
Sipas tij, kjo siguron vazhdimësi në furnizimin me energji, edhe pse njësia A3 ka qenë në remont që nga 31 tetori.
“Korporata Energjetike e Kosovës ju njofton se sot, më 08.12.2025, është duke operuar me njësinë A4 të TC “Kosova A”, si edhe me njësitë B1 dhe B2 të TC “Kosova B”, me një kapacitet të përgjithshëm prodhues prej 14,640 MWh.”, ka thënë Bucolli për IndeksOnline.
“Megjithatë, sasia e energjisë së kësaj njësie është kompensuar dhe, bazuar në planin e nominuar nga KEK-u, nuk ka mungesë të prodhimit me energji elektrike”, shtoi Bucolli, duke qartësuar se prodhimi i njësive të tjera ka mbuluar plotësisht deficitin.
Bucolli ka thënë pavarësisht ndërhyrjeve teknike, furnizimi me energji për qytetarët dhe bizneset mbetet i qëndrueshëm dhe i pandërprerë.



Të tjera
Aktuale
Zyrtari i OKB-së takon Kurtin e Konjufcën, riafirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi
Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për
Lajme
Shi i rrëmbyeshëm në Klinë, reshje edhe në pjesë tjera të vendit
Pas disa ditësh me temperatura të
Aktuale
Hoti kërkon reagim qytetarë ndaj qeverisë për gazin amerikan
Deputeti i zgjedhur nga lista e