Portjerja nga Kosova Elisa Manaj nga fshati fshati Gllarevë komuna e Klinës që ishte portjere në disa ekipe të Kosovës si vajzë e vetme dhe e talentuar,ka luajtur në ekipet “ KFF 16 Qeshori dhe në ekipin e “KFF Feronikeli”, por që asnjëherë nuk është paguar dhe nuk ka marr asnjë ndihmë financiare,shkruan Botapress.info
Manaj ka shkuar në Gjermani për një jetë me të mirë dhe ku e vlerësojnë sportin. Në Gjermani ka gjetur një përkrahje shumë të madhe duke parë talentin e madh që ka si sportiste.
Por Elisa duhej të vinte në Kosovë për një fletëlëshim që do të duhej të ju lëshohet nga klubi i futbollit ku luante “ KFF 16 Qeshori” Malishevë, që ta dëshmonte transferimin e lojetares në ekipin tjetër në Gjermani.
Por Elisa gjeti barriera edhe kësaj radhe në Kosovë. Klubi “ KFF 16 Qeshori”-Malishevë aty ku luante dikur Manaj nuk i ja ka lëshuar fletëlëshimin, duke i shkaktuar stres dhe duke mos ja dhënë dëshmin e kërkuar nga shteti Gjerman, pas një kohe i kanë kërkuar edhe para për këtë fletëlëshim.
Shuma që klubi e ka kërkuar është 100 euro për një letër të vetëme, ku duket apsurde dhe duke i maltretuar lojtarët që kanë mundësi të arta të deportojnë në sport në shtetet e tjera të botës.
Elisa për Botapress.info tregon gjithë këtë rrëfim duke thënë se ju është dashur kohë për të marr këtë letër dhe shume stress e maltretim nga ana e klubit. Manaj tutje tregon se shumen e kërkuar e ka paguar dhe ka arritur ta marr letrën, tutje thotë se kjo është e tmerrshme për vendin tonë Kosovën ta bëjë një gjë të tillë me lojetarët e rinjë që kanë mundësi ta dëshmojnë talentin e tyre në botë.
Manaj bënë thirrje nga shteti që të kujdesen më shumë për sportin dhe lojtarët sepse me këto procedura dhe me gjithë këtë presion do ketë të telashe të mëdha për lojetarët e rinjë që të arrin qoftë edhe për një letër të vetme që ju duhet, shkruan Botapress.info
Manaj thotë se në Kosovë jeta për të rinjët është shumë e vështirë dhe nuk gjeti përkrahje financiare dikur ku edhe iku në Gjermani, e sot nuk gjeti përkrahje as për një letër të vetme./Botapress.info/