Në Gjakovë shumë qytetarë kanë ndezur qirinj në kujtim të Liridona Ademaj, e cila u vra më 29 nëntor në Prishtinë.
Ndezja e qirinjëve u bë në parkun e qytetit në Gjakovë për të nderuar Liridona Ademaj dhe për të kërkuar drejtësi për të.
Liridona Ademaj u privua nga jeta në moshë të re, njëri nga të dyshuarit për vrasjen e saj është bashkëshorti Naim Murseli. I njëjti dyshohet se pagoi 30 mijë euro dorasin për vrasjen e Liridonës.