Sot rreth orës 09:20, policia ka pranuar një informatë se në rrugën “Sadik Bega” – Ferizaj, një person dyshohet se ka rënë në hapësirën e ashensorit, kati i katërt i një ndërtese kolektive.
Kanun Veseli, zëdhënës në policinë e Ferizajt, tha për Express se “njësitë policore menjëherë kanë dalë në vendngjarje, ku kanë arritur gjithashtu ekipi i Emergjencës dhe ai i Zjarrfikësve. Mjeku kujdestar që ka dalë në vendngjarje ka konstatuar se viktima është pa shenja jete”.
“Personi i vdekur është një mashkull kosovar, 58 vjeç”, konfirmoi Veseli për Express.
“Në vendngjarje kanë dalë edhe njësitë e hetimeve të stacionit policor në Ferizaj si dhe ato të Sektorit Rajonal. Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML-Prishtinë për obduksion”, përfundoi ai.



Të tjera
Lajme Opinione
Bardhyl Mahmuti për Goxhajn: Kush është ky faqezi, zëdhënësi i protestave në Tiranë?
Ish-përfaqësuesi politik dhe njëri
Lajme
Dy motrat që humbën jetën në aksidentin e rëndë, do të varrosen në Kosovë
Erza (23 vjeçe) dhe Aulona (17
Aktuale
Kosova e 55-ta në kategorinë e militarizimit, sipas Indeksit Global të Paqes
Kosova renditet e 55-ta në botë