Dallas apo Clippers? Ndeshja vendimtare e playoffit transmetohet në orar fantastik në Artmotion! Përballjet mes Dallas Mavericks dhe LA Clippers kanë kaluar deri në ndeshjen e shtatë të serisë, përshkak se deri më tani as njëra e as tjetra skuadër nuk kanë arritur të marrin katër fitore për ta siguruar edhe kalimin në gjysmëfinale të perëndimit.
Sfida e fundit që do të jetë më e rëndësishmja pasi fituesit kalojnë tutje e humbësit eleminohen luhet të dielen me fillim nga ora 21:30 dhe transmetohet live dhe ekskluzivisht në Art Sport 1.
Kjo seri po del të jetë më atraktivja e raundit të parë dhe përballje rekordesh, pasi asnjëher në histori të NBA nuk ka ndodhur që gjashtë duele radhazi të një serie playoffi të fitohen nga skuadrat mysafire siç ka
ndodhur me këto dy klube.
Padyshim ajo që po spikat më së shumti është përballja mes Luka Donçiq dhe Kawhi Leonard, lojtar këta që janë më të mirët me statistika tek skuadrat e tyre teksa edhe kanë vendosur duelet e deritashme me
paraqitjet e tyre fenomenale.
Clippers do vazhdojnë të vuajnë mungesën e Ibakës ndërsa nga ana tjetër Dallasit po i mungon transferimi i fundit, JJ Redick.
Dallas, 5-shja e mundshme startuese:
Donçiq, Hardaway Jr, FinneySmith, Porzingis, Marjanoviq
Clippers, 5-shja e mundshme startuese:
Jackson, George, Leonard, Morris, Batum