Princi William dhe Kate kanë përditësuar profilet e tyre në mediat sociale për të pasqyruar titujt e tyre të rinj, Duka dhe Dukesha e Cornwall dhe Kembrixhit.
Si djali i madh i Charles, William, 40 vjeç, ka trashëguar titullin Duka i Cornwall pas vdekjes së Mbretëreshës.
Williamit, në një fazë, do t’i jepet titulli Princi i Uellsit – i cili përdoret tradicionalisht për trashëgimtarin mashkull të fronit,shkruan Mirror.
Princi, babai i të cilit është tani Mbreti Charles III, ishte ndër anëtarët e familjes mbretërore që kishin shkuar me nxitim në Balmoral pasi dëgjuan se shëndeti i Mbretëreshës po përkeqësohej.
Mbretëresha Elizabeta II ka vdekur dje pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore./Express/