Një rast i çuditshëm ka ndodhur në Fushë Kosovë.
Tre burra janë përleshur pas një mosmarrëveshje në ashensorin (liftin) e një objekti. Kështu të tre kishin pësuar lëndime.
Plani i Gjermanisë për të marrë më shumë punëtorë nga Ballkani
Njoftimi:
Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar të cilët pas një mosmarrëveshje në liftin e një objekti banesor së bashku edhe me të dyshuarin e tretë mashkull kosovar e kishin sulmuar njëri tjetrin dhe si pasojë të tre kanë pësuar lëndime trupore. Të dyshuarit si pasoj e lëndimeve kanë pranuar tretman mjekësor, ku njëri prej tyre është dërguar në QKUK dhe mbetet në tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje kurse tjetri është liruar në procedurë të rregullt.