Është liruar kameramani i Agjencisë së Lajmeve “Ekonomia Online”, Albion Selitaj, i cili u arrestua nga Policia e Kosovës (PK) derisa ishte duke mbuluar ngjarjen nga ndërhyrja e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, për të marrë në administrim ndërmarrjen e re “Agrokosova Holding”, apo ish-ndërmarrjen “NBI Suhareka”.
Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
Gashi tha se është keqkuptuar nga mediat, pasi kameramani nuk është arrestuar, por është shoqëruar në stacionin policor për pengim të zyrtarëve në kryerje të detyrës.
“Jeni tu keqkuptu, se nuk është arrestu. Vetëm është shoqëru në stacion për pengim të zyrtarëve në kryerje të detyrës dhe është liru. Është ndalu për mospërfillje të urdhrave. Rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka thënë Gashi.