Një video e një avioni në Indi që ka ngecur nën një urë në kryeqytetin Delhi, është bërë virale. Avioni, i cili thuhet se ishte shitur, po transportohej kur u bllokua.
Zyrtarët e aeroportit të Delhit thanë për mediet vendase se avioni nuk i përket flotës së aeroportit dhe se shoferi mund të jetë bërë ndonjë gabim gjatë transportimit të tij.
Videoja është parë mijëra herë në Twitter dhe YouTube, me qindra qytetarë që përpiqen ta zgjidhin se si ngeci avioni poshtë urës. Mësohet se avioni kishte ngecur nën urë prej disa ditësh.