• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Ndizet situata në Ballkan: Raketat serbe rrëzuan avionin Mig 29 bullgar

nga Bota Press
24 Qershor, 2021
në Aktuale
ShareShareShare

Një skandal i madh ka shpërthyer në mediat bullgare, ku është akuzuar ushtria serbe se ka rrëzuar një avion Mig 29 Bullgar, gjatë një stërvitje në Detin e Zi.

Piloti i Forcave Ajrore bullgare majori Valentin Terziev, humbi jetën më 9 qershor, e për këtë rast ka nisur një hetim. Për mbi dy javë, incidenti u mbajt në heshtje dhe Qeveritë e dy vendeve nuk treguan asgjë mbi ngjarjen.

Gazetari bullgar Grigor Lilov, ka publikuar një investigim në agjencinë Birn, ku thekson se avioni u rrëzua nga raketa serbe S 125, e cila është hedhur pa një llogaritje të qartë.

Lajmi erdhi 24 orë pas vendimit të Sofjes për të bllokuar hapjen e Konferencës Ndërqeveritare për Maqedoninë e Veriut, ku u ndëshkua dhe Shqipëria. Siç bëri të televizioni serb B92 si dhe Radio ‘Bullgaria’, hetuesit kanë arritur të marrin nga thellësitë e Detit të Zi, kutinë e zezë të avionit MiG-29.

Avioni u zhduk në det afër qytetit Shablla, gjatë një stërvitjeje të përbashkët, natën e 9 Qershorit. Megjithëse kutia e zezë ka qenë në ujë për një kohë të gjatë, ka shpresë se ajo nuk është dëmtuar në mënyrë kritike, thekson Radio ‘Bullgaria’.

Ndërkaq, Ministria e Mbrojtjes e Serbisë, ka reaguar menjëherë duke përgënjeshtruar shkrimin e Birn. “Nuk ka asnjë mundësi që raketa jonë S-125 Neva të ketë rrëzuar avionin. Është skandaloze që ky argument po përdoret si ushqim për zgjedhjet parlamentare të Korrikut në Bullgari”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes serbe.

Në fakt, në poligonin “Shablla”, ku u zhvillua stërvitja e përbashkët, janë lëshuar raketat e instaluara të ushtrisë serbe, pasi ka qenë pjesë e planit ushtarak.

Ministri bullgar i Mbrojtjes, Georgi Panajotov, deklaroi se “Fatkeqësisht, ne humbëm një pilot me përvojë. Hetimet po zhvillohen intensivisht për të gjetur shkaqet”. Ministri sqaroi se ka propozime për ndihmë nga vendet aleate. Piloti ishte shef i Shtabit të një skuadriljeje nga baza ajrore “Graf Ignatievo”. Ai është dekoruar shumë herë gjatë viteve të kaluara./Botapress/

 

 

Tags: Ndizet situata në Ballkan

Të ngjashme

Aktuale

Aksident i rëndë në Kamenicë, pesë persona mbesin…

nga Bota Press
29 Janar, 2023
Aktuale

Java e Asociacionit, rritjes së tatimit dhe raportit të frikshëm të ambasadorit Dugolli – çka ndodhi?

nga Bota Press
29 Janar, 2023
Aktuale

Opozita kritikon VV-në për punësime familjare: Qeveria Kurti 2 ka emrin: “Neputizëm”

nga Bota Press
29 Janar, 2023
Aktuale

Zhduket një 11 vjeçar nga Fushë Kosova

nga Bota Press
29 Janar, 2023


Lajmet e fundit

  • A do të kemi zgjedhje të parakohshme nëse Kurti nuk e themelon Asociacionin?
  • Aksident i rëndë në Kamenicë, pesë persona mbesin…
  • Java e Asociacionit, rritjes së tatimit dhe raportit të frikshëm të ambasadorit Dugolli – çka ndodhi?
  • Bora-Donald apo Luizi me Kiarën, ky është çifti që ka thyer të gjitha rekordet televizive
  • Opozita kritikon VV-në për punësime familjare: Qeveria Kurti 2 ka emrin: “Neputizëm”

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.