Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ka ndërruar jetëmëngjesin e sotëm në spitalin San Raffaele në Milano.
Lideri i Forza Italia dhe themeluesi i Mediaset, u shua në moshën 86-vjeçare. Berlusconi u kthye në San Raffaele të premten e kaluar, pas një shtrimi të gjatë prej 45 ditësh, i cili përfundoi disa javë më parë, për shkak të pneumonisë dhe një forme leuçemie.
Mëngjesin e sotëm, vëllai i tij Paolo bashkë me fëmijët, kanë shkuar në spital, ku ndodhej edhe partnerja e tij, Marta Fascina.