• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Ndërron jetë aktori i njohur shqiptar

nga Bota Press
10 Shtator, 2023
në Kulturë, Lajme
ShareShareShare

 

 

Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare aktori i mirënjohur i skenës dhe ekranit shqiptar, Lutfi Hoxha.“Qofsh i dritës engjëll i mirë e i bardhë. Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga gjiri ynë artistik i xhevahirit të fundit të plejadës së artë të teatrit “Aleksandër Moisiu”.

Lutfi Hoxha e jetoi këtë jetë në skenë, aty ku dha gjithçka.” – njoftoi Teatri i Durrësit këtë të diel ndarjen nga jeta të mjeshtrit të skenës Lutfi Hoxha, homazhet për të cilin do të mbahen nesër në hollin e teatrit “A. Moisiu”.

Ai mbetet një nga kolosët e roleve dytësore në kinematografinë shqiptare dhe një nga aktorët themelues të teatrit profesionist të Durrësit. Portreti i tij nuk harrohet lehtë për shkak të profesionalizmit dhe mirësisë që gjeneron në secilin prej roleve të realizuara.

Publiku e ka mirëpritur me duartrokitje interpretimin dhe atë që përçon nga vetja ndërsa ngjitet në skenën e teatrit apo luan role kinematografike.

Ai lindi në Durrës më 1 qershor të vitit 1934 ku dhe kreu mësimet e para për të vijuar liceun artistik “Jordan Misja” në degën e aktrimit.

Mbi 100 role në teatër dhe afro 17 në kinematografi përbëjnë gamën e jetës së tij artistike. Disa prej filmave në të cilat ka interpretuar janë “Rrugicat që kërkonin diell”, “Detyrë e posaçme”, “Thirrja”, ”Shoku ynë Tili”, “Pylli i lirisë”, “Tinguj lufte”, “Nata e parë e lirisë”, “Ne dhe Lenini” etj.

Ai luajti në “Qytet pa dashuri” të Bashkim Hoxhës, “Trokitje në dyert e dhimbjes” nga Serafin Fanku, monologun e Edipit në “Edipi Mbret”, “Nuk paguajmë, nuk paguajmë” të nobelistit Dario Fo, në komendinë “Dy vëllezër e gjysmë”, si dhe në Teatrin Kombëtar “Korbi i bardhë”./Botapress.info/

Tags: aktorishqiptarvdes

Të ngjashme

Kosovë

Presidentja: Serbia prapa sulmit terrorist, ndihmohet vazhdimisht nga Putini

nga Bota Press
30 Shtator, 2023
Kosovë

Qeveria thirrje Vuçiqit: Tërhiqi të gjitha trupat nga vija kufitare

nga Bota Press
30 Shtator, 2023
Lajme

William Walker nderon Heroin Afrim Bunajku INSAJDERI

nga Bota Press
30 Shtator, 2023
Lajme

Mero Baze: Banda propagandistike e Albin Kurtit në Prishtinë dhe Tiranë! Kush janë ata?

nga Bota Press
30 Shtator, 2023


Lajmet e fundit

  • Presidentja: Serbia prapa sulmit terrorist, ndihmohet vazhdimisht nga Putini
  • Qeveria thirrje Vuçiqit
  • Vjen deklarata e papritur nga Vuçiq për rikthimin e ushtrisë serbe në Kosovë
  • Qeveria thirrje Vuçiqit: Tërhiqi të gjitha trupat nga vija kufitare
  • Armatimi i ushtrisë serbe në kufi me Kosovën, Ambasadori Hovenier: S’është për ushtrime

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.