Gjykata Themelore në Prizren ka vendosur ndërprerjen e masës së arrestit shtëpiak ndaj kolonel Nexhmi Krasniqi, duke e liruar atë që nga data 21.11.2025 për t’u mbrojtur në liri.
Lajmi është konfirmuar nga avokati i kolonelit Krasniqi, Besnik R. BERISHA i cili deklaroi se vendimi është marrë 21.11.2025, nga Gjykata Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni Penal, pas pranimit të kërkesës së Prokurorisë për ndërprerjen e masës së arrestit shtëpiak, duke vlerësuar se janë shuar arsyet ligjore që kishin çuar në caktimin dhe vazhdimin e kësaj mase ndaj të pandehurit Nexhmi Krasniqi.
Sipas arsyetimit të gjykatës, nuk ekziston më rreziku për pengim të procedurës penale apo ndikim në prova, si dhe është konstatuar se janë përmbushur kushtet ligjore për zëvendësimin e masës së arrestit shtëpiak me mbrojtje në liri, në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, mëson Gazeta Sinjali.



Të tjera
Kulture Lajme
Shqipëria sonte në finalen e Eurovisionit, Alis ngjitet i pesti në skenë me “Nan”
Sonte zhvillohet finalja e madhe
Aktuale
Osmani: Fushë Kosovë sot na dha forcë, zemër e bindje se e ardhmja ndërtohet përmes bashkimit të njerëzve
Kandidatja e LDK-së për
Aktuale
Mbi 95 mijë mërgimtarë të regjistruar për votim me postë – miratohet dizajni për diasporën
Nesër më 17 maj është