Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka vizituar “Termokosin”.
Vizita e tij vije pasi kjo kompani ka ndërprerë të ngrohjes për shkak të mosfurnizimit me avull nga KEK-u.
Përderisa Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka reaguar për mungesën e ngrohjes në Prishtinë.
Në reagim thuhet se kjo ka ndodhur për shkak të një rrjedhje ne kaldajën e njësisë B1 dhe për këtë arsye janë detyruar të ndalin furnizimin me avull për ngrohtoren “Termokos” dhe nga e enjtja do të krijohen kushtet për furnizim.
Ndërmarrja Publike “Termokos” ka njoftuar se janë detyruar që ta ndërpresin furnizimin me ngrohje për të gjithë konsumatorët.
Sipas Termokos, arsye për këtë është pamundësia për t’u furnizuar me avull nga KEK-u.
“NP ‘Termokos’ Sh.A., njofton opinionin e gjerë, përkatësisht gjithë konsumatorët se për shkak të pamundësisë për t’u furnizuar me avull nga KEK-u, jemi detyruar që të ndërpresim furnizimin me ngrohje për gjithë konsumatorët”, thuhet në njoftim.
Aktualisht, me ngrohje janë duke u furnizuar vetëm klinikat e QKUK-së nëpërmes ngrohtores, që gjendet në hapësirat e kësaj qendre spitalore.
“Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve tanë deri në përmirësimin e situatës dhe rikthimit të furnizimit me ngrohje”, thuhet në njoftimin e Termokosit./EO