Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punës, më 1 Maj 2026, do të ndalohet qarkullimi i të gjitha automjeteve në drejtim të Parkut “Gërmia”.
Sipas njoftimit zyrtar, nga ky ndalim përjashtohen autobusët e linjës 4 të NPL “Trafiku Urban”, automjetet e Policisë së Kosovës, të KFOR-it dhe të EULEX-it, automjetet e NPL “Gjelbër”, të KRM “Pastrimi”, si dhe automjetet emergjente dhe ato të inspektoratit.
Po ashtu, Komuna ka bërë të ditur se linja S22 do të vazhdojë të operojë sipas itinerarit dhe orarit të rregullt.
“Ju falënderojmë për mirëkuptim dhe bashkëpunim, për një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.
Ndryshe, Parku i Gërmisë tradicionalisht mbushet me vizitorë gjatë 1 Majit, pasi qytetarë nga Prishtina, por edhe nga qytete të tjera të Kosovës, e zgjedhin këtë zonë për të kaluar ditën në natyrë.



Të tjera
Aktuale
Mjet shpërthyes në oborrin e një shtëpie në Istog – panik te familja
Një incident i rrezikshëm është shënuar
Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja, sërish lëvizje e lirë kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës
Ka hyrë këtë të premte në
Aktuale
“Jemi lodhë, Parlament – Qeveri të kujt jeni?”, nis protesta e punëtorëve të sektorit privat
Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorit