Një ngjarje e hidhur ka tronditur vendin ditën e djeshme pasi një 19-vjeçar humbi jetën tragjikisht në vendin e tij të punës duke rënë nga lartësia e objektit banesor i cili ishte duke u ndërtuar. Në ndërtesën ku po zhilloheshin punimet, nuk kishte skele e as mjete të tjera mbrojtëse.
Për rastin tragjik të Klodian Zogaj, Policia ka ndaluar për 48 orë pronarin e kompanisë “Murator Zogaj”, Shqipron Zogaj.
Brenda afatit ligjor pritet të ushtrohet kerkesa për caktimin e masës së sigurisë.
Ndryshe, lajmin për vdekjen e 19-vjeçarit e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Lidhur me rastin është intervistuar një i dyshuar, menaxheri i kompanisë ku ka punuar viktima, i cili është edhe familjar i viktimës, si dhe një dëshmitar. Me rastin janë duke u marr Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren nën udhëheqjen e prokurorit të shtetit”, u shpreh ai.
LEXO EDHE:
Policia flet për vetëvrasjen në Gjakovë, 51-vjeçarja u gjet pa shenja jete nga familjarët
Sipas raportit të Policisë, 19-vjeçari dyshohet se ka humbur jetën, duke rënë nga kati i tretë nga skelet. Megjithatë, nga fotografitë e shkrepura në vendin e ngjarjes, shihet se ndërtesa ku punonte i ndjeri, nuk kishte skele.