Një burrë dhe një fëmijë kanë mbetur të bllokuar në liftin e ndërtesës, si pasojë e ndërprerjes së rrymës në rrugën “Agush Isufi”, në lagjen Mati-1 në Prishtinë.
Demokracia.com ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se kanë arritur edhe ekipet e zjarrfikësve.Ekipet e zjarrfikëseve në këto momente janë duke bërë përpjekje për nxjerrjen e të bllokuarve nga lifti.
Ditëve të fundit shumë qytetarë kanë mbetur të bllokuar në lifte për shkak të reduktimeve të rrymës. /Botapress.info/