Dje është ndarë nga jeta Remzie Fejzullahu, zyrtare e komunës së Mitrovicës, shkruan Gazeta Botapress.
Lajmi është bërë i ditur nga nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Tahiri ka shkruar se Fejzullahu do të mbahet mend për profesionalizmin, korrektësinë dhe urtësinë që kishte.
“Me pikëllim të thellë sot morëm lajmin për ndarjen nga jeta të familjarit tuaj dhe zyrtares shumë vjeçare të Komunës së Mitrovicës, znj. Remzie Fejzullahu.
Zyrtarja Fejzullahu, do të mbahet mend për profesionalizmin, korrektësinë dhe urtësinë. Do ta kujtojmë përherë e me respekt për kontributin që ka dhënë në Komunën e Mitrovicës.
Në emër të komunës së Mitrovicës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, kolegët dhe miqtë”, ka shkruar Tahiri./Botapress.info/