Ndahen 40 milionë euro shtesë për FSK-në

 

 

Ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se buxheti i Forcës së Sigurisë së Kosovës është shtuar për 40 milionë euro.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Maqedonci ka thënë se duke investuar në ushtri, po investohet në sigurinë e qytetarëve dhe mbrojtjen e integritetit.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë u ndanë dhe 40 milionë euro shtesë për ushtrinë tonë, duke tejkaluar kështu buxhetin prej 200 milionë eurove, apo mbi 2% e BPV, kriter ky për shtetet anëtare të NATO-s.

Duke investuar në ushtri po investojmë në sigurinë e qyetarëve tanë dhe në mbrojtjen e integritetit të territorit të Republikës së Kosovës”, shkroi ai.

ngjashme