Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit mes Komunës së Drenasit dhe Islamic Relief Kosova, është bërë shpërndarja e 115 motokultivatorëve për fermerët e Komunës së Drenasit.
Këto pajisje do të ndikojnë në lehtësimin e punëve të fermerëve dhe do të rrisin efikasitetin e punës së tyre, transmeton Telegrafi.

Udhëheqës i Zyrës për Komunikim me Publikun në Drenas, Bekim Dobra për Telegrafin tregoi se qëllimi i marrëveshjes ka qenë të përkrahen fermerët e Drenasit.
“Qëllimi i nënshkrimit të marrëveshjes është të përkrahin fermerët ë komunës së Drenasit dhe në marrëveshje janë precizuar katër programe të bashkëfinancimit. Për 115 fermerë me pajisje të motokultivatorëve, 10 sera, 31 shpërndarëse të plehut artificial dhe 70 spërkatëse”, tha ai.
Përzgjedhja e përfituesve sipas Dobrës, është bërë nga komisioni i përbërë nga zyrtarët komunal, shoqëria civile dhe nga përfaqësuesi i organizatës Islamic Relief.
“Në përzgjedhjen e përfituesve, fillimisht është formuar komisioni i përberë nga zyrtarë komunal, përfaqësues nga organizata Islamic si dhe një anëtar nga shoqëria civile dhe secili përfitues është përzgjedhur ne bazë të kritereve të caktuara në konkurs e po ashtu edhe në vlerësimin që i është bërë secilit aplikues në teren”, tha ai.
Ndryshe, kontrata është nënshkruar nga Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe përfaqësuesi i organizatës “Islamic Relief Kosova”, Mohamed Soliman.



Të tjera
Lajme
Dekretohet ligji për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes
Është dekretuar ligji për ratifikimin e
Aktuale
Aktakuzë për togerin e Policisë së Kosovës, dyshohet që deri më 17 korrik 2025 ka spinuar për BIA-n serbe
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
Aktuale
Osmani ia merr Vetëvendosjes këtë deputete për zgjedhjet e 7 qershorit
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka