Udhëheqësit e NATO-s janë të vendosur të bien dakord për mbështetje shtesë për Ukrainën për t’u marrë me kërcënimet kimike dhe bërthamore ndërsa lufton me forcat pushtuese ruse, tha të mërkurën shefi i aleancës, Jens Stoltenberg.
“Nesër, pres që aleatët të bien dakord të ofrojnë mbështetje shtesë, duke përfshirë ndihmën e sigurisë kibernetike, si dhe pajisje për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet nga kërcënimet kimike, biologjike, radiologjike dhe bërthamore”, tha Stoltenberg përpara një samiti urgjent të NATO-s në Bruksel të enjten.