Edi Rama dhe Yuri KimRama falënderon Yuri Kim: I ka dhënë një cilësi të re marrëdhënieve mes dy vendeve Presidenti Ilir Meta foli i fundit në ceremoninë e zhvilluar në sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë, në kuadër të stërvitje së armatosur “Defender Europe 21”.
Ndërsa kryeministri Edi Rama i ndërpreu transmetimin në Facebook, kreu i shtetit Presidenti Ilir Meta, vlerësoi SHBA-të që zgjodhën pikërisht Shqipërinë që të realizohej kjo stërvitje.
Presidenti u shpreh se Shqipëria ka treguar në këtë stërvitje profesionalizëm, si dhe ka shpalosur virtytet tradicionale që mbart, siç janë, besnikëria dhe mikpritja.
“Është kënaqësi e veçantë që të jemi të gjithë së bashku në këtë shesh, që mban emrin e shenjtores së madhe Nënë Tereza. Operacionet tona ka qenë të suksesshme. Kjo stërvitje është tepër e rëndësishme për vendin tonë.
Shkëmbimi i eksperiencës nga Forcat tona të Armatosura dhe trupave Amerikane do i shërbejë rritjes së aftësive të trupave tona. Ne kemi shpalosur mikpritjen dhe besnikërinë tonë tradicionale. Kjo stërvitje do të vijojë të jetë e suksesshme. Shpreh falënderimet për kontributin e SHBA-ve dhe vendeve të tjera aleate, që zgjodhën vendin tonë si vendi pritës. Si vend anëtarë i NATO-s jemi krenarë.
NATO është aleancë e madhe, për popullin shqiptar. Në përfundim dua të përgëzoj Forcat tona të Armatosura, për profesionalizmin e treguar, e kanë shërbyer me gatishmëri, për t’u përgjigjur situatave dhe detyrave që burojnë nga Kushtetuta, por edhe aleanca jonë e NATO-s, faleminderit”, tha Meta.
Kreu i shtetit, në fjalën hapëse, shmangu si me stil përshëndetjen e ambasadores Kim, të cilës nuk iu drejtua në emër. Presidenti nuk iu drejtua me emër as kryeministrit. Nga ana tjetër, Rama nuk e përmendi fare në fjalën e tij presidentin, ndryshe nga ambasadorja që zbatoi protokollin.
“Të nderuar përfaqësues të qeverisë dhe gjitha institucioneve, e nderuar zonja përfaqësuese e SHBA-së dhe trupit diplomatik. Të nderuar trupa pjesëmarrëse, ushtarakë e qytetarë, është kënaqësi e vecantë për mua të jemi së bashku në këtë shesh që mban emrin e shënjtores së madhe Nënë Tereza, për të vëzhguar stërvitjen më të madhe të organizuar ndonjëherë.”, tha Meta në fjalën hapëse.
Kujtojmë se presidenti është futur në një kurs përplasjeje me SHBA. Fillimisht, para zgjedhjeve, kreu i shtetit sulmoi ambasadoren, duke e kritikuar se “ndërhyn në punët e brendshme”, ndërsa dje sulmoi edhe DASH, pas shpalljes “non grata” të Sali Berishës.
Rama injoron sërish Metën, bën lëvizjen e papritur sapo presidenti nisë të flasë në podium
Defender 21 bashkoi sërish presidentin Ilir Meta me kryeministrin Rama dhe ambasadoren Kim, por duket tensioni që ka tension mes tyre.
Kreu i qeverisë, në fjalën e tij nuk e përmendi fare presidentin Ilir Meta, ndërsa i ndërpreu edhe transmetimin sapo mori fjalën.
Rama ndërpreu transmetimin në facebook të aktivitetit, sapo Ilir Meta iu drejtua podiumit.Kjo është hera e dytë që ndodh një gjë e tillë. Yuri Kim përmend Skënderbeun: Marrëdhënia shqiptaro-amerikane mbi çdo gjë, jemi me ju
Ambasadorja e SHBA Yuri Kim e cilësoi Shqipërinë një aleat të fortë. Kim deklaroi gjatë ceremonisë “Defender 21” përballë presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama se marrëdhënia mes amerikanëve dhe shqiptarëve vlerësohet mbi gjithçka ndërsa shtoi se SHBA do vazhdojë të qëndrojë pranë Shqipërisë teksa merr detyra të vështira.
“Presidenti Meta, kryeministër Edi Rama, të dashur miq çfarë dite e bukur për të ekspozuar ushtritë tona në stërvitjen “Defende r21”. Është një moment historik për aleancën e NATO-s dhe demonstrimi e një suksesi ushtarak.
Në javët e fundit ushtarë nga shumë vende janë stërvitur së bashku në Shqipëri, aftësitë tona në mënyrë që aleatët e NATO-s të mund të kryejnë çdo mision në tokë dhe në ajër. Defender 21 ka hedhur bazat për një bashkëpunim edhe më të fortë në vitet e ardhshme. Gjëja e parë që shoh që më bën të lumtur janë shqiptarët dhe amerikanët që punojnë me njëri tjetrit.
Ushtarët tanë me uniformë ndihen njësoj si ne diplomatët të veshur me kostume. Vlerësojmë mikpritjen dhe janë krenarë që SHBA e quajnë Shqipërinë një mik dhe aleatë. Ne vijmë nga ato përvoja që Shqipëria është një aleate e fortë. Ushtarët amerikanë do të kthehen në Shqipëri për të forcuar partneritete. Defender 21 pasqyron angazhimet. E vlerësojmë që të gjithë ju e dini që ndodhemi në një moment historik.
Jemi të bashkuar se kjo marrëdhënie mes amerikanëve dhe shqiptarëve duhet të vlerësohet mbi çdo gjë tjetër. Ne qëndrojmë me ju sot me solidaritet të fortë për një Shqipëri demokratikë të pavarur dhe të fortë. Do vazhdojmë të qëndrojmë me ju teksa merrni detyra të vështira që nuk janë të pamundura. Nëse është dikush që mund të sfidojë vështirësitë ky është populli shqiptar. Skëndërbeu është simbol uniteti, qëndrueshmërie dhe vizioni, Jemi krenarë që jeni me ne si aleatë këtu sot”, u shpreh Kim.
Rama falënderon Yuri Kim: I ka dhënë një cilësi të re marrëdhënieve mes dy vendeve
Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim për rolin e saj në forcimin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA. Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e stërvitjes “Defender 21” në Tiranë, Rama tha se diplomatja me përkushtimin e saj mbresëlënës i ka dhënë një cilësi të re marrëdhënies mes dy shteteve. Kryeministri u shpreh se miqësia Shqipëri-SHBA do jetë e përjetshme.
“Duhet t’i bëj një falenderim të posaçëm ambasadores Yuri Kim, e cila me përkushtimin e saj mbresëlënës i ka dhënë një cilësi të re marrëdhënies mes dy shteteve. Duke mbështetur kërkesat dhe nevojat e vendit tonë, qoftë në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe të drejtësisë. Besimi që SHBA ka treguar me Shqipërinë e vogël kulmon me këtë stërvitje ushtarake, e cila jo rastësisht është stërvitja më e madhe me përfshirjen më domethënëse që ka ndodhur ndonjëherë në rajonin tonë.
Uroj që miqësia e madhe Shqipëri –SHBA të jetë e përjetshme dhe siç tha ambasadorja të vazhdojë të jemi krah për krah, sot nesër dhe përgjithmonë.”, tha Rama.
Kryeministri vlerësoi edhe përkushtimin e FA, e cila sot renditet krah ushtrive më të mëdha të globit.
“Dëshiroj që përveç mirënjohjes për të gjithë ata me uniform që janë përfshirë në këtë stërvitje dhe përbëjnë edhe garancinë dhe sigurinë e përditshme për shqiptarët dhe Shqipërinë me përkushtimin dhe sakrificat e tyre të shpreh mirënjohje edhe për familjet e tyre. Familje që sakrifikojnë çdo ditë që janë të parat që preken nga emocione për shkak të përfshirjes së familjarëve të tyre në FA. Sot dua të falenderoj të gjithë ushtarakët e përfshirë në këtë stërvitje domethënëse nga SHBA dhe të gjithë vendet e tjera.”, tha Rama.
Forcat e NATO-s të cilët ndodhen në Shqipëri në kuadër të stërvitjes së armatosur “Defeder Europe 21”, kanë zbarkuar këtë të diel në Sheshin “Nënë Tereza”.
Kjo bëhet për qytetarët shqiptarë, në mënyrë që të kenë mundësi të ndjekin nga afër autoblindat, mjetet ushtarake, por edhe të bisedojnë disa çaste me ushtarët vendas e të huaj.
Në kuadër të këtij zhvillimi, në sheshin “Nënë Tereza” u zhvillua një ceremoni, ku të pranishëm ishin kryeministri Edi Rama ambasadorja e ShBA-ve, Yuri Kim dhe Presidenti i Republikës Ilir Meta.
Kujtojmë se edhe ditën e pritjes, në portin e Durrësit, dy krerët e shtetit u bënë bashkë, por, në lidhjen direkte në “Faceebook”, në momentin që Presidenti Meta mori fjalën Presidente, kryeministri Rama, e ndërpreu transmetimin dhe e përfundoi para kohe takimin./Botapress/