Zyrtarja e LDK-së, Mirlinda Krasniqi, e cila pritet të jetë kandidate e kësaj partie për deputete, ka kritikuar ministren e Arsimit, Arbëria Nagvcin, për tekstet mbi edukatën seksuale që parasheh aktivitet të papërshtatshme për nxënësit.
Ajo ka vlerësuar se Nagavci ka probleme serioze me veten e pastaj me të tjerët.
Në profilin e saj në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se kurikula në djalë parasheh veprime që cenojnë privatësinë dhe sigurinë e fëmijëve në shkolla.
“Zonja Nagavci ka probleme serioze me veten e pastaj me të tjerët!!! Një aktivitet i papërshtatshëm dhe i papranueshëm në tekstet shkollore, që nxit nxënësit të prekin njëri-tjetrin për të “ndjerë emocionet”, ka ngritur shqetësime serioze. Ky veprim cënon privatësinë dhe sigurinë e fëmijëve dhe tregon për mungesën e mbikëqyrjes nga Ministria e Arsimit. Kërkohet përgjegjësi dhe veprim urgjent për të mbrojtur fëmijët tanë dhe për të siguruar standarde etike në arsim! As edhe një ditë e vetme nuk shkon pa skandale!”, ka shkruar Krasniqi.



Të tjera
Aktuale
Përgjaken rrugët e Kosovës, 3 të vdekur në pak orë
Tre persona kanë humbur jetën të
Aktuale
Abdixhiku nga Lipjani: Pamë jo vetëm kureshtje, por edhe shpresë
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir
Aktuale
Haradinaj jep një paralajmërim për gjithë ata që e shajnë atë dhe vlerat çlirimtare
Daut Haradinaj nga AAK-ja, ka folur