Çmimet e naftës janë rritur në nivelin më të lartë që nga viti 2022, pas një raporti se ushtria amerikane do të informojë presidentin Donald Trump mbi planet e reja për veprime të mundshme në luftën e Iranit.
Komanda Qendrore e ShBA-së ka përgatitur një plan për një valë sulmesh “të shkurtra dhe të fuqishme” ndaj Iranit, në përpjekje për të thyer bllokimin në negociatat me Teheranin, raportoi faqja e lajmeve Axios, shkruan BBC, transmeton Klankosova.
Nafta bruto Brent u rrit me pothuajse 7% në më shumë se 126 dollarë (94 paund) për fuçi, niveli më i lartë që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia.Çmimet e energjisë janë rritur këtë javë, ndërsa bisedimet e paqes duket se kanë ngecur, me kanalin kryesor të Ngushticës së Hormuzit që mbetet praktikisht i mbyllur.



Të tjera
Aktuale
Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Moldavia e para
Sipas bazës së të dhënave
Lajme Opinione
Sadiku i LDK-së: Kërcënimet e Kurtit se do na çojë prap në zgjedhje janë goditje e rëndë për ekonominë dhe shtetin
Ermal Sadiku i Lidhjes Demokratike
Lajme
Incident në Eurovision, delegacionit serb i pengon flamuri i KosovëS
Një incident ka ndodhur në