Mustafa: Vjosa Osmani është profesioniste dhe politikane e shkëlqyer

Besian Mustafa nga Lidhja Demokratike e Kosoves [LDK], ka vlerësuar lart figurën e presidentes Vjosa Osmani, duke e cilësuar atë si profesioniste dhe diplomate të shkëlqyer.

Vjosa Osmani ka qenë presidente e Kosovës për pesë vite. Personalisht, një profesioniste dhe diplomate e shkëlqyer”, deklaroi Mustafa.

Ai tha se është i kënaqur me, siç e quajti, ribashkimin e madh brenda LDK-së, ku listës i prin Vjosa Osmani.

“Gëzohem faktit që LDK ka arritur të bëjë një ribashkim të madh, ku listës i prin Vjosa Osmani”, u shpreh ai.

Sipas Mustafës, Osmani ka bërë punë të rëndësishme gjatë mandatit të saj presidencial, duke përmendur edhe përfshirjen e Kosovës në iniciativa ndërkombëtare.

“Ajo ka bërë punë të shkëlqyer derisa ka arritur në fund të mandatit të saj, ku Kosova është bërë themeluese e Bordit të Paqes, një prej iniciativave më të fuqishme globale në kohët e fundit”, deklaroi Mustafa.

Të tjera

Aktuale

Mustafa: Vjosa Osmani është profesioniste dhe politikane e shkëlqyer

Besian Mustafa nga Lidhja Demokratike e

Lajme

Befason Trump: Mund të kandidoj për kryeministër të Izraelit

Presidenti amerikan, Donald Trump ka bërë

Aktuale

Planet e Kurtit për xhandarmëri deklarohen KFOR

Pushteti ka njoftuar se kanë filluar