Ish kryeministri i vendit Isa Mustafa, në një prononcim dhënë për Gazeta Blic, ka folur në lidhje me vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës, për mos pranimin e ankesës së Klan Kosova.
Sipas tij, me këtë vendim tashmë vendi po rrëshqet drejt diktaturës.
“Vendimi i Qeverisë, për TV Klan Kosova është i padrejtë, kurse për Kosovën i dëmshëm dhe alarmues se vendi po rrëshqet në diktaturë”- ka thënë Mustafa
Haxhiu synon ndryshime, Qendrat për Punë Sociale punojnë në formate të para 20 vitesh
Tutje ai këtë vendim e ka quajtur absurd të llojt të vet.
“Nëse ka pasur lëshime ligjore dhe kushtetuese në të cilat po thirret qeveria, atëherë masat do duhej të ndërmerren ndaj organeve të ministrisë që e kanë bërë regjistrimin e jo ndaj televizionit, që është regjistruar sepse ai nuk e ka regjistruar vetveten por ka aplikuar për regjistrim në ministri dhe ministria ia pranuar dokumentacionin si valid. Prandaj, ky është absurd i llojit të vet”, tha ai.