Mustafa thotë se situata në Veri është mjaft e rëndë: Kurti e Osmani po bëjnë veprime të pamatura

Ish kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, e ka vlerësuar situatën në veri si mjaft të rëndë.Situata atje, sipas tij, është më e rënda që nga viti 2008.

Në një intervistë për Indeksonline, Mustafa ka thënë se tani gjithçka ka dalë nga kontrolli.

“Serbët i kanë lëshuar institucionet, tani është problem si të kthehen ata. Vet fakti që u shpallen zgjedhjet fillimisht dhe me trysni të Serbisë, por edhe të ndërkombëtareve që të shtyhen flet se tani jemi në një situatë që kërkon përgjigje të veçantë dhe e cila nuk mund të zgjidhet pa një bashkëpunim shumë të ngushtë me faktorin ndërkombëtarë”, ka thënë Mustafa.

Mustafa ka akuzuar kryeministrin Kurti dhe presidenten Osmani se po bëjnë veprime të pamatura të cilat po e sjellin vendin në një situatë mjaft të rëndë.

Në këtë intervistë, e cila do të transmetohet ditëve në vijim, Mustafa flet edhe qeverisjen nën udhëheqjen e kryeministrit Kurti, poashtu ai flet edhe për vizitën krerëve të UÇK-së në Hagë, si dhe për LDK-në e Lumir Abdixhikut./Botapress.info/

ngjashme