Ish-kryeministri Isa Mustafa ka vlerësuar se ministrat që janë zgjedhur deputetë dhe nuk kanë dhënë dorëheqje janë duke e shkelur Kushtetutën e Kosovës.
Në një prononcim për Nacionale, ai ka thënë se ata janë në shkelje të Kushtetutës së Kosovës prej ditës së certifikimit të rezultatit zgjedhor nga KQZ-ja.
“Në bazë të leximit të Kushtetutës, anëtarët e qeverisë që janë zgjedhur deputetë, në ushtrimin e detyrës së tyre janë në shkelje ligjore dhe kushtetuese nga dita e certifikimit, jo nga dita kur iu verifikohet mandati”, është shprehur Mustafa.
Ish-kryetari i LDK-së ka ftuar deputetët e legjislaturës së nëntë që pas konstituimit të Kuvendit këtë çështje të adresojnë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.
“Dhënia e dorëheqjes tani nuk e korrigjon retroaktivisht shkeljen. Kuvendi do duhej të konstituohet, kurse shumica e deputetëve që me të drejtë po bëjnë vërejtje, këtë çështje ta procedojnë në Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë Mustafa.



Të tjera
Aktuale
Policia apelon për kujdes ndaj mesazheve mashtruese në emër të bankave
Policia e Kosovës, i është drejtuar
Aktuale
Ish-nënkryetarja e LDK-së i bashkohet ekipit të Kurtit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka
Lajme
Ekzekutohen pagat e prillit: Pezullohet greva e punëtorëve teknikë në shkollat e Prishtinës
Punëtorët teknikë në disa shkolla të