Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa ka folur lidhur me çështjen e presidentit.
Ai kritikoi qasjen e kryetarit të LVV-së njëherësh kryeministrit Albin Kurti, në ofertën e tij drejtuar LDK-së.
Mustafa tha se Kurti po dëshiron që t’i zë tri pozitat kyçe të shtetit.
“Albin Kurti në asnjë moment nuk është i gatshëm të ofrojë një president që nuk është nga partia e tij”, deklaroi Mustafa në Klan Kosova.
“Pra, i bie që Albin Kurti kërkon ta ketë qeverinë në krye me kryeministër vetvetën, Kuvendi në krye me Albulena Haxhiun dhe president siç ka thënë gjithmonë Glauk Konjufcën. Pra, dëshiron që t’i ketë të zëna tri pozitat nga tre njerëz kyç të partisë së tij”, theksoi deputeti i LDK-së.
Afati i fundit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit është 28 prilli.



Të tjera
Uncategorized
Dentro la Lobby: come un buon design trasforma l’intrattenimento nei casino online
Una lobby ben progettata è il
Aktuale
Trump nga Ankaraja: Mund t’i tërheqim të gjithë trupat tanë nga Evropa
Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën
Lajme Opinione
Kajtazi: Prej se ka ardhë në pushtet, Kurti çdo verë pushimet i kalon në Greqi e kurrë në Shqipëri!
Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar