Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar për reduktimet e energjisë elektrike duke thënë se qeveria e VV-së e solli gjendjen pa rrymë e me agregatë, raporton Gazeta Botapress.
Duke ironizuar Mustafa ka shkruar se tash ngrohja do të bëhet me votat e mbi 51%
“Deri në fund të këtij viti, qeveria plebishitare na solli në vitin 2000. Pa rrymë e me agregatë. Por… nuk është ftohtë, po nxehemi me votat e mbi 51 përqind të qytetarëve! Kështu e ka Referendumi. Të mërdhinë, por duhet të thuash që është mirë, sepse populli kështu ka vendosë”, ka shkruar Mustafa.
Ndryshe, Kosova po përballet me reduktime të rrymës sikur në vitet e para të pasluftës. KEDS-i ka bërë të ditur se kufizimet e planifikuara me energji elektrike do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim.
Përmes një njoftimi me shkrim, KEDS-i bën të ditur se reduktimet do të vazhdojnë deri të merren instruksione tjera nga KOSTT-i./Botapress.info/