Ish-deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka folur për mundësinë e rikthimit të Fatmir Limajt në këtë parti.
Ajo theksoi se nëse kryetari i Nismës ka vullnet, duhet të ofrohet, derisa shtoi se PDK-ja i ka dyert hapur për secilin qytetar.
“PDK i ka dyert hapur për secilin qytetar që është i interesuar qe të kontribuojë në PDK për Kosovën. Sot PDK është në një stad tjetër, Fatmir Limaj është në një pozicion krejt tjetër, ndarja nga PDK i ka mundësuar Limajt që të krijojë një subjekt të ri politik”, deklaroi ajo në Klan Kosova.
Ndër të tjera, Musliu tha se është mëkat që Limaj ka mbetur jashtë institucioneve.
“Limajn e shoh si vlerë kur ai është pjesë e institucioneve, dhe mëkat që ai të jetë jashtë, sepse konsideroj që mund të japë kontribut për shtetin, por unë nuk jam në stadin që mund flas a mund të vijë apo jo, edhe Limaj vet nëse ka vullnet duhet të ofrohet, kemi një kryetar partie të nderuar e të respektuar. Ata duhet të takohen si dy kryetarë dhe pastaj jemi ne që e ngritim dorën pro ose kotra”, shtoi ish-deputetja.



Të tjera
Aktuale
Osmani: Fushë Kosovë sot na dha forcë, zemër e bindje se e ardhmja ndërtohet përmes bashkimit të njerëzve
Kandidatja e LDK-së për
Aktuale
Mbi 95 mijë mërgimtarë të regjistruar për votim me postë – miratohet dizajni për diasporën
Nesër më 17 maj është
Lajme
Kurti me video nga vetura thirrje mërgatës
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përmes