Agjencioni i Kosovës për Inteligjencë ka informacione se dy grupe në Rashkë po zhvillojnë trajnime për ta destabilizuar Veriu, ka thënë Ganimete Musliu e cila është Kryetare e Komisionit për Mbikëqyrje të AKI-së.
Musliu tha se këtë informacion e ka dhënë drejtuesi i AKi-së, Petrit Ajeti. Pjesëtarë të “Organizatës për Mbrojtje Civile” po kryejnë ushtrime gjuajtjesh me armë e taktizime që për qëllim kanë destabilizimin e pjesës veriore të vendit, thotë deputetja.
Por kjo e ashtuquajtur “Organizatë për Mbrojtje Civile” nuk është vetëm, ajo mbështet edhe nga subjekti politik Lista Serbe, të cilët synojnë frikësimin e serbëve në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat veriore të vendit më 23 prill.
“Prandaj si shtet duhet të përgatitemi për çdo provokim të situatës që mos të na zë në befasi. AKI-ja po e kryen punë me sukses dhe e ka përkrahjen e Komisionit për veprime konkrete.
Unë flas zyrtarisht si institucion. Është e konfirmuar që dy grupe janë duke u stërvitur në Rashkë e që mund të merren me veriun e Kosovës, ka stërvitje gjuajte me armë, taktizim”, u shpreh Ganimete Musli para mediave./Botapress.info/