Elon Musk në një postim në rrjete sociale ka thënë se dueli i tij i propozuar me shefin ekzekutiv të Meta-s, Mark Zuckerberg, do të transmetohet drejtpërdrejt në rrjetin social X, që dikur njihet si Twitter, raporton agjencia Reuters.
Musk e Zuckerberg kanë bërë të ditur se do të luftojnë mes vete në një duel në MMA në Las Vegas.
“Lufta Zuck v Musk do të transmetohet drejtpërdrejtë në X. Gjitha fitimet do të shkojnë për bamirësi për veteranët”, ka shkruar Musk në një postim të dielën.