Barcelona ka përcaktuar profilin e sulmuesit që kërkon për afatin kalimtar të verës, në rast se nuk arrin të sigurojë transferimin e Julián Álvarez nga Atlético Madrid.
Sipas gazetës katalanase SPORT, klubi po e kërkon një “numër 9” tipik, me shtatlartësi, prani të fortë në zonë dhe përvojë në nivelin elitar, duke e konsideruar këtë një alternativë të rëndësishme në planifikimin e skuadrës.
Në këtë kontekst, si një nga opsionet që po monitorohet është edhe sulmuesi kosovar i Mallorcas, Vedat Muriqi, i cili po zhvillon një sezon të mirë dhe aktualisht është golashënuesi i dytë më i mirë në La Liga.
Megjithatë, deri më tani nuk ka kontakte zyrtare me përfaqësuesit e lojtarit, por klubi katalanas raportohet se ka bërë vetëm verifikime përmes ndërmjetësve për të kuptuar situatën e tij.
Muriqi, 31 vjeç, me gjatësi 1.94 metra, është bërë një nga lojtarët kyç të Mallorcas, falë lojës së tij në ajër, forcës fizike dhe aftësisë për të shënuar gola
Ai është aktualisht në garë të ngushtë për trofeun “Pichichi”, duke qenë vetëm dy gola larg kryesuesve.
Sulmuesi kosovar ka një klauzolë lirimi prej 40 milionë eurosh, ndërsa kontrata e tij me Mallorcan është e vlefshme deri në vitin 2029. Megjithatë, raportohet se një largim i mundshëm mund të ndodhë për një shumë më të ulët, varësisht nga situata sportive e klubit.
Barcelona, ndërkohë, po vazhdon ta monitorojë performancën e tij deri në fund të sezonit, para se të marrë një vendim përfundimtar për një lëvizje të mundshme në merkato.



Të tjera
Aktuale
Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Moldavia e para
Sipas bazës së të dhënave
Lajme Opinione
Sadiku i LDK-së: Kërcënimet e Kurtit se do na çojë prap në zgjedhje janë goditje e rëndë për ekonominë dhe shtetin
Ermal Sadiku i Lidhjes Demokratike
Lajme
Incident në Eurovision, delegacionit serb i pengon flamuri i KosovëS
Një incident ka ndodhur në