Ministri i Financave Hekuran Murati ka deklaruar se do të merren masa ndaj kompanive, të cilat nuk po i respektojnë çmimet e derivatëve të naftës, të përcaktuara nga Qeveria.
“MINT ka marrë një vendim sa i përket caktimit të marzhave maksimale. Ka disa kompani që nuk i kanë respektuar dhe janë në procedura të mëtejme. MINT normalisht që do të marrë masa ndaj atyre kompanive”, ka thënë Murati.
MASHT: Që nga fillimi i javës së ardhshme mjetet do të dalin në xhirollogari të prindërve
Por kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës Fadil Berjani ka thënë për “Indeksonline” se nuk ka informata që ka ndonjë rast që nuk po respektohet vendimi i qeverisë, sa i përket çmimit të derivateve të naftës.
“Sa i përket vendimit të ministrisë, vendimi sipas informatave që kam, është duke u respektuar. Dhe se duhet të respektohet çdo vendim qe vjen nga Qeveria. Vendimi parasheh 12 cent marzha e fitimit për pikat e karburantit me pakicë dhe 2 cent marzha e fitimit per import”, ka thënë Berjani.
Ndërsa sa i përket çmimit të derivateve të natfës, Berjani ka pohuar se ato vazhdojnë të mbeten me të lirat në rajon, përveç Maqedonisë Veriore.
“Qytetarët tanë janë duke u shërbyer me çmimet më të lira në regjion, perveç Maqedonisë Veriore, e cila e ka dieselin më të ulët se ne, sepse e ka akcizën e dieselit për 22 cent më të ulët. Por benzina është e njëjtë si tek ne”, ka thënë Berjani.
Sipas tij çmimet e derivateve në Kosovë sillen për diesel nga 1.42 cent deri 1.49 cent. Ndërsa benzina nga 1.42 cent deri 1.48 cent.
Shqipëria: Diesel 1.89 cent, ndërsa benzina 1.90 cent.
Serbia: Dieseli 1.69 cent, ndërsa Benzina 1.79 cent.