Zyrtari i Vetëvendosjes që po qëndron në postin e Ministrit të Financave, Hekuran Murati, ka folur për gjendjen në Prishtinës pas mbylljes së linjave të trafikut urban.
Tha se është “betejë politike” që po bën Lidhja Demokratike e Kosovës, dhe jo faj i Qeverisë, siç pretendojnë ata.
Murati i jehoi deklarimeve të Vjosa Osmanit, Preisdente e Kosovës, se i ka ofruar Lumir Abdixhikut mundësinë që të thirret seancë për buxhet të Prishtinës në Kuvendin e Kosovës para se ta shpërbënte atë.
“Vjosa Osmani ua dha edhe një mundësi, që para të shpërbëjë Kuvnedin, të votohej buxheti edhe për tre komunat, RTK-në, dhe marrëveshjet ndërkombëtare Ky është problemi. Këtë që pamë sot, që LDK dhe Lumir Abdixhiku po bëjnë politike në kurriz të qytetarëve të Kosovës. Para një muaji e pata paralajmëruar këtë problem me Trafikun Urban”, tha Murati.



Të tjera
Lajme Opinione
Bardhyl Mahmuti për Goxhajn: Kush është ky faqezi, zëdhënësi i protestave në Tiranë?
Ish-përfaqësuesi politik dhe njëri
Lajme
Dy motrat që humbën jetën në aksidentin e rëndë, do të varrosen në Kosovë
Erza (23 vjeçe) dhe Aulona (17
Aktuale
Kosova e 55-ta në kategorinë e militarizimit, sipas Indeksit Global të Paqes
Kosova renditet e 55-ta në botë