Zelimkhan Abakarov ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të mundjes, që po mbahet në Beograd të Serbisë.
Abakarov medaljen e fitoi në kategorinë deri në 57 kilogramë.
Mundësi me origjinë çeçene, po që përfaqëson Shqipërinë, në betejën për vendin e tretë mposhti rusin, Zavur Uguev.