Ministria e Shëndetësisë (MSH), ka bërë të ditur se çfarë është biseduar në takimin e ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi, me kryetarët e komunave të Kosovës.
Me anë të një njoftimi në Facebook, MSH ka thënë se ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, së bashku me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, zElbert Krasniqi kanë mbajtur një takim virtual me Kryetarët e Komunave të Republikës së Kosovës me qëllim të koordinimit ndërinstitucional në përballjen me pandeminë Covid-19.
“Ministri Latifi i informoi kryetarët e komunave për gjendjen e përditësuar epidemiologjike dhe rrjedhën e procesit të vaksinimit.Ministri Latifi dhe Ministri Krasniqi falenderuan kryetarët e komunave për bashkëpunimin duke pasur parasysh se përballja me pandemië COVID – 19, kërkon përkushtimin e tyre në kapacitete maksimale”, thuhet në njoftim.
Tutje ministri i Shëndetësisë ka theksuar se në përputhje me rekomandimet e IKShPK’së dhe ekspertëve shëndetësor jemi duke vlerësuar në vazhdimësi situatën epidemiologjike.
“Ministri Latifi theksoi se në përputhje me rekomandimet e IKShPK-së dhe ekspertëve shëndetësor jemi duke vlerësuar në vazhdimësi situatën epidemiologjike dhe kërkoi mbështetjen dhe angazhimin e komunave në fuqizimin e zbatimit të masave, pasi që krahas vaksinimit mbeten mjetet e vetme në frenimin e pandemisë, dhe evitimin e mbylljes totale, kështu evitimin e mbingarkesës spitalore dhe mbylljes së veprimtarive ekonomike dhe shkollave”, thuhet në njoftim.
Më poshtë njoftimi i plotë nga MSH. /Botapress.info/