Ngrohtë, kthjellët dhe me diell edhe ditëve të fundjavës, parashikon “Prishtina Weather”. Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave mbeten mundësi për formim të mjegullës apo mjegullinë.
Datat:
30.10 – Pas mëngjesit me mjegull në ultësira, gjatë ditës kryesisht me diell dhe ngrohtë.
31.10 – Vransira kalimtare në mëngjes, e gjatë ditës ngrohtë me kthjellime e diell.
1.11 – Orëve të mëngjesit mjegull përgjatë ultësirave. Ditën ngrohtë e kryesisht me diell.
2.11 – Ngrohtë e kryesisht me diell.
Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 4C deri 7C, e ato maksimale 20C deri 22C.
Erërat frynë kryesisht nga veriu e verilindja 3-9m/s.
Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlera normale./Botapress.info/