Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të shpeshta. Do të vazhdojnë të fryjnë erëra mjaft të freskëta apo paksa të ftohta nga veriu. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 18 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi e Hëna sjellë mot me diell dhe vranësira lokale, por pa reshje atmosferike. Në zonat mesdhetare do të jetë më ngrohtë, ndërsa më ftohtë në viset kontinentale e sidomos në zonat kodrinore-malore në veri dhe lindje të rajonit.
Ditëve të ardhshme do të vazhdojë të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Temperaturat mund të pësojnë ulje të lehta për shkak të depërtimit të disa masave paksa më të ftohta ajrore nga kontinenti, përpos viseve mesdhetare ku do të jetë më ngrohtë. Reshje atmosferike nuk pritet të ketë, por mund të ketë disa riga të dobëta lokale gjatë kalimit të vranësirave më të theksuara gjatë ditëve të ardhshme./MeteoBallkan



Të tjera
Aktuale
Nga rezervat deri te taksat: Rrugët për stabilizimin e çmimit të naftës në Kosovë
Konflikti mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës
Lajme
Mot i paqëndrueshëm: IHMK paralajmëron për erëra të fuqishme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dalë
Aktuale
Plava: Murseli më ofroi pagë 1,300 euro për vrasjen, më tha për dy vjet të nxjerr nga burgu
Granit Plava, një ndër tre të