Mot kryesisht me vranësira po parashihet të mbretërojë gjatë fundjave në vend. Herë-herë mund të shfaqen kushte për riga shiu, apo edhe për reshje të shkurta dëbore përreth zonave malore.
Temperaturat minimale zbresin në 1C e 4C, derisa ato maksimale ditën e shtunë shkojnë deri në 3C e 7C. Frynë erë verilindore mesatare 5-12m/s.
Të dielën temperaturat parashihet të shënojnë një rritje të lehtë deri në 6C, maksimalet. Nga dita e hënë do të ketë më shumë intervale me diell, megjithëse kalojnë kohë pas kohe vranësira, që ditën e mërkurë mund të shoqërohen me ndonjë rigë shiu. Temperaturat shënojnë një rritje deri në 13C e 14C, lokalisht deri në 16C e 17C.
Gjithashtu edhe minimalet shënojnë rritje në 1C e 2C. Të dielën fryn ende erë veriore, e lehtë dhe mesatare, 3-9m/s. Më pas ndryshon drejtimin në jugore e jugperëndimore.



Të tjera
Uncategorized
Dentro la Lobby: come un buon design trasforma l’intrattenimento nei casino online
Una lobby ben progettata è il
Aktuale
Trump nga Ankaraja: Mund t’i tërheqim të gjithë trupat tanë nga Evropa
Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën
Lajme Opinione
Kajtazi: Prej se ka ardhë në pushtet, Kurti çdo verë pushimet i kalon në Greqi e kurrë në Shqipëri!
Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar