“Moska u tregua e pamatur”, Presidentja e Komisionit Europian paralajmëron sanksione të rënda për Rusinë

Presidentja e Komisionit Europian Von der Leyen ka folur sërish sot në lidhje me luftën në Ukrainë teksa paralajmëroi sanksione të tjera ndaj Rusisë.

LEXO EDHE KETE

Avionët luftarakë kanë zbritur njëri pas tjetrit në Mbretërinë e Bashkuar, ja fuqia e tyre vdekjeprurëse

Deklarata e saj u bë gjatë një takimi me kryeministrin italian Mario Draghi në Bruksel.“Ne duhet të sigurohemi që të mos ketë zbrazëtira dhe që efekti i sanksioneve të maksimalizohet.

Sanksionet në fuqi janë me të vërtetë therëse, ne shohim turbulencat në ekonominë ruse.”Por duke pasur parasysh “evoluimin e situatës në Ukrainë dhe sulmin e pamatur nga Kremlini ndaj qytetarëve, grave, fëmijëve, burrave, ne natyrisht po punojmë gjithashtu për sanksione të mëtejshme”.

Kështu deklaroi presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen gjatë deklaratës së përbashkët me kryeministrin Mario Draghi përpara takimit të tyre në Bruksel.

ngjashme