“Mos shkoni pas femrave dhe parave”, ish-talenti i Napolit: Futbollistë, rrini larg rrjeteve sociale

Futbolli italian ka pasur në gjirin e saj shumë talente, të cilët kanë shkëlqyer me ekipet e mëdha që në rini, por që nuk arritën të shkonin më tej. Ndër rastet më të famshme mund të përmendim Paton apo Balotelin, por do të ndalemi tek një lojtar tjetër.

Ai është Fabiano Santacrocce, karriera e të cilit u ndërpre në moshën 27 vjeçare për shkak të dëmtimeve të shumta, por dhe për arsye personale. Në një intervistë ai ka folur për periudhën e vështirë tek Napoli.“Te Napoli detyrohesha të pija ilaçe për gjumin pasi kisha probleme dhe shkoja me vonesë në stërvitje. Por njerëzit mendonin se isha i droguar dhe thonin se qëndroja natën nëpër klube. Në futboll kam pasur pak miq.

Sot përpiqem që të jem një shembull i mirë për fëmijët duke i thënë që të qëndrojnë larg rrjeteve sociale. Gjithashtu të mos ndikohen nga paratë dhe femrat. Sapo u tërhoqa, jeta ime ndryshoi dhe kalova nga 20 mijë euro dita në 10 euro. Kam vuajtur, por ia kam dalë” – u shpreh Santacrocce./Botapress.info/

ngjashme