Një shtetas shqiptar është arrestuar në pikën kufitare të Merdarës gjatë ditës së enjte, pasi në veturën e tij është gjetur një flamur me shenjat e UÇK-së.
E lidhur me këtë, nënkryetari i OVL UÇK-së, Gazmend Syla u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, sidomos ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të mos kalojnë kah Serbia, por të zgjedhin rrugë alternative.
Sipas tij, Serbia është po e njëjta, dhe lufta speciale ndaj popullit të Kosovës nuk është ndalur.
“Serbia, edhe pas luftës që e kemi pasur, asnjëherë nuk e ka ndalur luftën speciale ndaj ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por edhe ndaj qytetarëve të tjerë, prandaj kjo Serbi është e njëjta. Në atë kohë Serbinë e ka udhëhequr Millosheviqi, tani një ish-ministër i tij, pra zotëri Vuçiqi. Nuk presim të ketë ndryshime, ose me na respektu më shumë, sepse e kemi parasysh sa po i respekton qytetarët e vet atje”, tha Syla.
“Ne bëjmë thirrje, edhe pse kemi bërë shpesh thirrje, por vazhdojmë të bëjmë thirrje, mos provoni të kaloni andej, sidomos ushtarëve të UÇK-së, sepse nuk ka kush të iu dalë zot, nuk ka kush të iu bie pas, prandaj zgjidhni alternativa tjera, e jo nga Serbia, sepse ajo është e njëjta”, u shpreh ai



Të tjera
Lajme
Ky është 31 vjeçari që vdiq pasi ra nga një objekt në ndërtim
Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot
Aktuale
Vdes personi që ra nga objekti në ndërtim në Vushtrri
Ka vdekur personi që ra nga
Aktuale
Një person bie nga një objekt që ishte në ndërtim në Vushtrri
Një burrë ka rënë sot nga