Bazuar në të dhënat e fundit të përditësuara nga Ministria e Brendshme e Kosovës, pikëkalimet kufitare në Merdare dhe tek Dheu i Bardhë janë më të ngarkuarat me pritje për të hyrë në Kosovë, raporton Botapress.info.
Tragjike: Humb jetën në Slloveni 26-vjeçari nga Klina, dyshohet se u mbyt në liqen
Në Merdarë, kolonat shkojnë nga 800 metra deri në 1 kilometër derisa pritjet për të kaluar kufirin shkojnë deri në 1 orë e gjysmë. Po ashtu edhe tek pikëkalimi kufitar tek Dheu i Bardhë pritjet janë deri në 2 orë derisa kolonat shkojnë nga 400-450 metra.
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2022/07/Screenshot_4-58-876x600.png)