Momenti kur shpëtohet çifti i moshuar nga shtëpia e vërshuar në Skenderaj

Qytetet e fshatrat e Kosovës janë përballur me vërshime të mëdha e ujëra të rrëmbyeshëm. Shumë rrugë janë bllokuar duke e bërë të pamundur qarkullimin e veturave e të qytetarëve.

Si rezultat i reshjeve të shumta të shiut kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura ka shpallur gjendje të jashtëzakonshe.

LEXO EDHE KETE

Shi dhe borë: Ky është parashikimi i motit për ditën e premte

Ekipet emergjente janë duke u përpjekur t’i ndihmojn qytetarët të cilët janë bllokuar nëpër shtëpitë dhe lokalet e tyre.

Ndërsa një qytetar atje ka publikuar një video ku shihet një situatë e rëndë. Ata që po ndihmonin një çift që kishin mbetur të ngojuar ishin edhe zyrtarët komunal të Skenderajt , shkruan Insajderi.

Ky moment është xhiruar nga fotografi Brahim Nura.

Në disa zona raportohet se ka edhe shembje të dheut.

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se ka ngritur nivelin e gatishmërisë së kapacitetit koordinues dhe reagues, me qëllim të reagimit ndaj situatës së krijuar. Megjithatë, siç njofton, deri tani vetëm po monitoron përkundër situatës tashmë të rëndë./Botapress.info/

ngjashme