Momenti kur hoteli me 150 dhoma shembet– shkak vërshimet

Ky është momenti kur një hotel luksoz në Pakistan shembet nga vërshimet, që gjithashtu shkatërruan 170 mijë shtëpi në këtë vend.

Hoteli me 150 dhoma gjumi në Kalam – konsiderohej si hoteli më i madh në këtë rajon, por mjaftoi që reshjet e mëdha të shiut të përmbysin rrugët dhe në një moment uji të marrë me vete, transmeton Telegrafi.

Kryeministri pakistanez Shahbaz Sharif ka kërkuar ndihmë nga vendet e tjera që të tejkalojë këto vërshime vdekjeprurëse – duke i detyruar autoritetet të shpallin gjendjen emergjente.

Përveç shirave të rrëmbyeshëm, në Pakistan numri i të vdekurve ka shkuar në 937 nga qershor – ku shumica prej tyre ishin fëmijë.

Këto vdekje janë shkaktuar kryesisht nga vërshimet, që janë të shpeshta në këtë vend dhe shkaktojnë një situatë kaosi.

ngjashme