Kryeministri i Shqipërisëm, Edi Rama, dhuroi mbrëmë 1 milion euro për fushatën e bamirësisë “Turkey One Heart”, e cila nisi pas tërmeteve shkatërruese që goditën këtë shtet dhe Sirinë.
Dhurimi u bë në një lidhje direkt me televizionin turk ku po bëheshin donacione dhe bamirësi për tërmetin tragjik.
Presidenti i Shqipërisë qëndron sot në Kosovë, pritet nga Osmani
Transmetimi i fushatës televizive “Turqia në zemër” ishte planifikuar për tre orë por dhe pas pesë orëve donacionet vijojnë. Kjo fushatë ndihmëse u transmetua në 213 televizione në Turqi, Qipron Turke dhe Azerbejxhan dhe në 512 radio.
Donacionet e mbledhura nga fytyrat e serialeve dhe programeve të njohura televizive në fushatën e ndihmave të quajtur “Turkey One Heart” do t’i dhurohen AFAD dhe Kızılay.
Bilanci i viktimave në Turqi i ka tejkaluar 31 600 viktimat e shënuara nga tërmeti i vitit 1939 duke e bërë atë të 6 shkurtit, katastrofën më të rëndë në historinë moderne të vendit.
Në Sirinë e gjunjëzuar nga lufta civile 12-vjeçare, bilanci ka shkuar në mbi 5700. Në një vlerësim të parë të dëmeve, llogaritet se Turqia përballet me një faturë prej 84 miliardë dollarësh; 42 mijë godina ose janë shembur, ose janë dëmtuar rëndë në 10 qytete.